Top Channel/ Sllovakia “vlon” nga protestat kundër afrimit me Rusinë, kërkohet dorëheqja e Ficos
22/02/2025 17:05

Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë. Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë. Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë. “Sllovakia është Evropë”, brohoritën protestuesit në kryeqytetin sllovak, duke kërkuar dorëheqjen e Ficos. Rreth 12.000 njerëz protestuan në kryeqytet, ndërsa protesta u mbajtën edhe në 40 qytete të tjera të Sllovakisë. Fico u kthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2023 dhe Qeveria e tij e majtë nacionaliste ka nxitur shqetësim në mesin e opozitës progresive dhe të tjerëve, për shkak të disa vendimeve të marra, sikurse është ndryshimi i Kodit Penal dhe ndryshimet e bëra në transmetuesin publik. Ai shpesh këmben akuza me opozitën properëndimore, me organizatat joqeveritare dhe me mediat, duke i akuzuar ata se po punojnë kundër Sllovakisë. Fico, i cili po shërben në mandatin e katërt si kryeministër, është zotuar se nuk do të japë dorëheqje.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00