Një përzgjedhje me punimet më të mira të studentëve të departamentit të skulpturës ka qenë subjekti i ekspozitës Skulptura ’22 në Galerinë Fab. Një përzierje e materialit me idetë dhe konceptin e tyre ka sjellë këto krijime. Ndër to shohim tema universale si dashuria, shqetësimi, përmbushja emocionale, ekzistenca etj.