Edison Pula, njeriu që në Shqipëri hodhi në erë karrierën dy policëve mbasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg, ka thyer sërish hekurat e qelisë, por kësaj radhe në Itali. Nga burgu i Trevizos, 27-vjeçari që njihet si mjeshtër i arratisjeve dhe i vjedhjeve serial, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.