Alban Elezi është një prej skiatorëve premtues të përfaqësueses së Francës dhe këtë gjë e tregoi edhe në ditën e pare të Kupës së Botës që po zhvillohet në St. Anton të Austrisë ku mori medaljen e argjendtë me vendin e dytë në rrëshqitjen e lirë. Në një intervistë për Top Channel, skiatori francez por me baba shqiptarë dhe këtë gjë e kupton fare mire nga emri dhe mbiemri i pare i tij, sot 19 vjeç nuk di asnjë fjalë shqip, kjo pasi karriera dhe jeta për të është zhvilluar vetëm në vendlindjen e tij Francë.