Një skemë mashtrimi që ofronte mundësi ose bursa për të vijuar studimet në SHBA u zbulua pas një hetimi të nisur nga Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në kuadër të këtyre hetimeve Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e një zyrtare të një zyre arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.