Megjithëse debati për të rikthyer bastet sportive online është konkretizuar dhe kryeministri Rama ka thërritur në dëgjesë publike drejtuesit e federatave sportive, çdo javë policia arreston qytetarë që konstatohen duke vendosur skedina në celular në faqe të ndryshme online. Rasti më i fundit është shënuar në kryeqytet dhe në Kavajë në 5 lokale të ndryshme, ku policia ushtroi kontroll dhe arrestoi 5 persona.