Greqia është tronditur nga një kthesë e re që ka marrë skandali i përgjimeve pas publikimit nga gazeta opozitare “Documento“, të një liste të re me 33 emra të zyrtarëve qeveritarë, politikanëve të opozitës , gazetarëve dhe biznesmenëve që duket ,sipas gazetës, se u gjetën me gjurmë të softuerit ilegal Predator në telefonat e tyre, duke qënë në shënjestër të përgjimeve. Bëhet fjalë sipas gazetës, për një listë me anëtarë me ndikim të partisë konservatore Demokracia e Re dhe rivalë të mundshëm . Mes tyre ministra të qeverisë, si ministri i Jashtëm Nikos Dhendias, ish kryeministri Antonis Samaras , anëtarë të familjeve të qeveritarëve , politikanë të partisë opozitare Syriza.