Top Channel/ Skandali i mikrokredive, GJKKO: SPAK të hetojë Guvernatorin, tre muaj afat për hetime
10/07/2024 19:39

Gjykata e Posaçme i ka thënë jo Spakut për kërkesën e mbylljes së hetimeve ndaj guvernatorit Gent Sejko dhe rolit të institucionit që drejton në skandalin e mashtrimit financiar me mbledhjen e kredive të këqija dhe mikrokreditë. Në vendimin e gjyqtares Flora Hajredinaj shkruhet se nuk është i pranueshëm kërkesa e prokurorisë për të mbyllur hetimet mbi rolin e guvernatorit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Në këto kushte i ka dhënë SPAK tre muaj kohë për të dalë në konkluzione të arsyeshme mbi roli ne zyrtarit të lartë. Hetimet për mashtrimin financiar me mbledhjen e borxheve të këqija nisën fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, e cila gjatë veprimeve hetimore dyshon edhe për shkelje nga zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë. Mashtrimi financiar me mbledhjen e borxheve të këqija dërgoi në masa arresti ortakët e firmave të licencuar për mbledhjen e kredive të këqija dhe të mikrokredisë Microcredit Albania dhe FINAL si edhe përmbarues privatë. Këto dy firma rezultojnë se kanë mashtruar qytetarët duke i futur në një spirale borxhesh nëpërmjet mikrokredive, tarifash dhe kamatash, ndërsa më pas iu sekuestronin pronat në vlerë deri në pesë herë më të larta se vlera fillestare e kredisë së marrë. Një nga këta viktima ishte dhe Pal Trashaj, që vendosi t’i japë fund jetës përpara SPAK- duke pirë fotoksinë.

Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Porosi për parkimet, emergjencat dhe legalizimet
03/04 15:42
Top Channel/ Abuzim me të miturin/ Gjirokastër, 10-vjeçari gjendet pa ndjenja, në kërkim i dyshuari
03/04 15:32
Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës
03/04 15:28
Top News – ‘IBAR-in nuk e shtyu PD’. Berisha i përgjigjet Ramës për integrimin në BE
03/04 15:19
Top News – Nafta mbi 220 lekë. Qeveria miraton uljen me 20 për qind të akcizës
03/04 15:19
Top News-‘Punët e Shqipërisë’, pa demokratët. Kryebashkiakun e Pukës nuk e lejojnë në takim me Ramën
03/04 15:19
Top Channel/ Veliaj sfidon prokurorin, lë burgun dhe shkon në gjyqin kundër Ols Dados
03/04 15:09
Top News- Miratohet projekligji për shtetësinë/ Qeveria- Do ketë lehtësime për diasporën
03/04 15:03
Top News – Hita ‘shkrin’ komisariatin e Peqinit. Drejtuesit pezullohen për magazinën e hashashit
03/04 15:02
Top Channel/ Me pranga në duar, momenti kur Veliaj lë gjykatën dhe futet në fugonin e policisë
03/04 14:58
Top News – ‘Nuk po kontrollon Qeverinë.’ Spiropali: Kuvendi e ka humbur funksionin e tij
03/04 14:41
Top News – Mbajti peng prindërit, 35-vjeçari narkoman shtrohet në spital psikiatrik
03/04 14:41