Skandal në stadiumin Flamurtari të Vlorës ku po zhvillohej ndeshja Flamurtari-Teuta. Takimi i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiores u ndërpre në minutën e 68-të kur disa tifozë kaluan rrethimin dhe hyn në fushë duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë.