Pritshmëritë ishin të ulëta, e në të vërtetë, edhe raundi i radhës i bisedimeve për dinarin serb në Bruksel përfundoi pa rezultate konkrete. Kosova dhe Serbia nuk arritën të pajtohen për këtë cështje as pas takimit të tretë radhazi, e konfirmuar kjo nga kryenegociatorët e të dy vende, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje.