Paraditja e 20 Gushtit 2022, e gjeti anglezen 29-vjeçare Rebecca Gannon, bashkë me të dashurin dhe 10 persona të tjerë duke vendosur pajisjet e oksigjenit për t’u bërë gati për t’u zhytur në gjirin e Sarandës. Të shoqëruar nga dy instruktorë zhytje, të gjithë e përfunduan zhytjen duke dalë në sipërfaqe të detit. Rebecca jo. Ajo humbi jetën. Policia mbërriti pas pak minutash.