Sondazhi më i fundit i ARD-Deutschlandtrend tregon një ndryshim të lehtë në preferencat politike të qytetarëve gjermanë. Partia Socialdemokrate, SPD ka fituar simpati në mënyrë të papritur, ndërsa partitë konservatore CDU dhe CSU kanë pësuar një rënie të lehtë të mbështetjes.