Top Channel/ S’ka armëpushim në Gaza, bisedimet në Kajro me Hamas përfundojnë pa sukses
05/03/2024 22:37

Diskutimet në Kajro me Hamas për arritjen e një armpëshimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelitë përfunduan pa sukses. Sipas zyrtarëve egjiptianë, raporton asocciadet press, grupi militant refuzoi kërkesën e parashtruar nga Izraeli, I cili nuk mori pjesë në bisedime pas refuzimit të kërkesës për të mësuar emrat e pengjeve që janë ende gjallë. Ata thanë gjithashtu se Hamas prezantoi një propozim I cili do të diskutohet në ditët në vijim por pa dhënë shumë detaje. Grupi militant refuzoi lirimin e 100 pengjeve që po mban në Gaza si dhe kthimin e trupave të pajetë. Kjo gjë do të jetë e mundur, sipas Hamas, vetëm nëse Izraeli ndërpret ofensivën dhe pranon lirimin e të burgosurëve palestinezë, përfshirë militantë të lartë që po vuajnë dënim të përjetshëm. SHBA, Katari dhe Egjipti u angazhuan me javë të tëra për arritjen e një marrëveshje para muajit të shenjtë të Ramazanit, që do të sillte një armëpushim 6 javor në Gaza. Por pavarësisht intensimit, palët nuk ranë dakord për kushtet. Presidenti Biden tha se situata është tejet e rrezikshme nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Madje ai tha se armëpushimi është në dorë të Hamas. Qëndrim që u mbajt dhe nga sekretari amerikan I shtetit, Antony Blinken. Ndërkohë kryeministri I Izraelit, Benjmin Netanyahu vijon të këmbëngulë se do të vazhdojë ofensivën ushtarake deri në shkatërrimin e Hamas dhe kthimin e të gjitha pengjeve. Pamjet: AFP

Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41