Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Shkup duke nisur kështu turin e disa ditor në Ballkanin Perëndimor me qëllimin të prezantojë paketën që synon të ndihmojë rajonin në përballimin e krizës energjetike. Shtypi maqedonas shkruan se Von der Leyen mund të informojë edhe për një vendim të BE-së për përshirjen e Ballkanit Perëndimor në prokurimin e përbashkët të gazit dhe energjive të tjera së bashku me shtete anëtare, cka mendohet se do të zbusë konkurencën mes vendeve të rajonit në tregun e energjisë.