Flakët kanë përshkuar dhe djegur rreth 200 HA pyje halore në këtë zonë që nga liqeni i luleve e deri në malin e Dejës. Më kritike situata paraqitet në Zall Gjoçaj ku është kërkuar evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve që vendosen në zonë çdo verë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thepisur malor dhe erës së fortë që fryn prej ditësh.