Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik. Vatra është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa. Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike.