Situata në qarkun Dibër vijon të ketë probleme me zjarret kryesisht në rrethin e Matit ku vazhdojnë të jenë aktive vatra të mëdha zjarresh në Zall Gjoça. Flakët janë aktive në krahun e Matit dhe Lurës, Maja e Tolles, Malin Allushe dhe në Malin e Dejas, ku po ndërhyhet me forcat e ushtrisë dhe forcat zjarrëfikëse, por kanë mjaft të vështirë për shkak të terrenit.