Vijon të jetë situata e rënduar në të gjithë rrethin e Bulqizës ku rrugët janë nën pushtetin e dëborës dhe ngricave. Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Tiran, Bulqizë-Peshkopi, Qafë e Bualli-Krastë kalohet me zinxhir. Si pasojë e situatës së rënduar shumë fshatra të njësive administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Martanesh, Fush Bulqizë, Shupenz janë të bllokuar.