Disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra. Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, nga ku bëhet me dije se deri më tani janë evakuuar 200 persona.