Uljet e temperaturave në minus 5 gradë janë shoqëruar me reshje bore gjatë natës dhe ditës së sotme në Bulqizë. Ndërkohë reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica në rrugët nacionale dhe ato rurale duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë në drejtim të Tiranës ka vijuar kriposja e rrugës nga ana e firmës kontraktore. Vështirësi në qarkullim ka edhe në rrugën e Arbrit në bypass-in në Qafë Murriz.