Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në gadishullin e Karaburunit. Flakët që kanë nisur prej ditësh, kanë djegur qindra hektarë me pemë e shkurre, teksa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë. Punonjësit e zonave të mbrojtura, që në orët e para të ditës po luftojnë për fikjen e zjarrit, por situata mbetet kritike.