Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të ketë më Hamas. “Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Ne nuk do të kthehemi më tek e shkuara. Ka mbaruar.“, u shpreh ai. Më herët Hamasi tha se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin që “çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”, por nuk pranoi propozimin 60-ditor të presidentit amerikan Donald Trump. Në një deklaratë, Hamasi përsëriti gjithashtu se synon një marrëveshje që do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza. Një delegacion i Hamasit u takua sot në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë, sipas një zyrtari egjiptian.