7 oficerë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë mbetur të vrarë nga sulmi ajror që i shkaktoi dëme të mëdha konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, për të cilin po fajësohet Izraeli. Sulmi praktikisht e shkatërroi ndërtesën ngjitur me ambasadën e republikës Islamike, duke ngjallur zemërimin e teheranit që kërcënon me hakmarrje. Qeveria siriane reagoi po ashtu ashpër, ndërsa ushtria izraelite nuk ka reaguar deri më tani.