Vendvotimi ku Shaip Kamberi mori votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë do të shkojë në përsëritje të votimit. E gjithë kjo pas një ankese të Partisë Socialiste që udhëhiqet nga Ivica Daçiç. Pengesat e tilla karshi shqiptarëve që të përfaqësohen në parlamentin serb, po shihen edhe si një lloj tjetër i pasivizimit të tyre nga institucionet serbe.