Ne jemi çfarë hamë, kjo bën që konsumatori të jetë gjithnjë në kërkim të një ushqim cilësor. Duke shfrytëzuar shqetësimin në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumojmë disa persona kërkojnë të përfitojnë. Të bëjnë para nëpërmjet frikës. Së fundmi në rrjetet sociale reklamohet një pajisje që pretendon që me sinjale elektrike është në gjendje të zbulojë përmbajtjen e frutave dhe perimeve. Edmond Panairi, një emër i nderuar si shkencëtar në sigurinë ushqimore shpjegon se përse kemi të bëjmë me një mashtrim.