Parashikimet e një dite më parë, që jepnin alarmin e kuq përgjatë ditës së sotme për pothuajse të gjithë Sicilinë, u bënë realitet. Ishulli Italian është në darën e motit të keq, me stuhi të dhunshme, det të trazuar e madje deri dhe një uragan të mirëfilltë mesdhetar. Shkollat janë mbyllur në pjesë të ndryshme të ishullit, vecanërisht në provincën e Katanias dhe Sirakuzës.