Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Më 11 janar nis procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe platforma online e ka kaluar testin e KQZ dhe është gati. B CELIBASHI: Pavarësisht faktin se akti i fundit për votim nga jashtë nuk u miratua nga Komisioni Rregullator, mendoj që është hapur rruga votimit nga jashtë dhe me datë 11 janar fillon procesi i regjistrimit të këtyre votuesve, proces i cili përfundon në datën 4 mars.