Fishekzjarrët nuk munguan as në qytetin e Peshkopisë, duke ofruar kështu pamje mbresëlënëse. Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët që kanë preferuar ta presin vitin e ri, me traditën e përhershme. Për disa minuta qyteti ishte nën pushtetin e fishekzjarrëve, për të shënuar kështu nisjen e viti 2024.