Vetëm gjatë javës se fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste të pickimeve nga insektet dhe zvarranikët. Katër persona janë pickuar nga merimanga e zezë dhe gjashtë prej gjarpërinjve dhe nepërkave. Sipas mjekut toksikolog Lulëzim Banushaj rastet kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët ne këtë periudhe janë te ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.