Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali dhe anasjelltas duhet të përgatisin. Nga dëshmia e punësimit, certifikatat familjare, kodi fiskal, vërtetimi i zyrës së taksave, deklarata e të ardhurave, si dhe dokumentacioni bankar, janë disa nga dokumentet që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar në portalin e-Albania.