Djegia e kallamishteve me qëllim rritjen e sipërfaqes së kultivueshme bujqwsore po çon drejt zhdukjes finale Liqenin e Prespës së Vogël. I konsideruar si një prej pasurive natyrore më të rëndësishme të vendit, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, ky liqen i cili në një pjesë të konsiderueshme është moçalizuar dhe mbushur me kallamishte, përgjatë ditëve të fundit është përfshirë nga flakët.