Bursa studimi falas për në SHBA, një skemë mashtrimi që çoi në pranga 20-vjeçarin nga Devolli Ermes Hoxhallin këtë mes korriku, fillesat i ka që në shtator të 2023. Djaloshari, i cili kishte krijuar identitet të rremë duke u hequr si Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar asnjëherë me asnjë zyrtarë. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht e-mailin që personazhi ‘fake’ i ka dërguar zv/ministres së arsimit, Nina Gugës më 15 shtator ku shkruan: