Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u martua me Kreshnik Gjergjin. Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve. Disa nga kolegët e Dafinës, si Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë ndarë momente në InstaStory, duke treguar hyrjen e Dafinës në dasmë si dhe momentet emocionuese nga vallëzimi i çiftit. Në këto pamje, Dafina duket shumë e lumtur në krahët e Kreshnikut, ndërsa ata vallëzonin. Atmosfera ishte festive dhe plot energji, me të gjithë të pranishmit që festonin këtë lidhje të veçantë. Kjo është ceremonia e dytë e çiftit, pasi disa javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë të thjeshtë.