Top Channel/ “Si film i Luftës së II Botërore”, kapiteni tregon tmerrin e varkës së përmbysur!
14/12/2022 19:22

“Isha duke fjetur, më zgjuan thirrjet e dëshpëruara të njerëzve për ndihmë”; kapiteni i një peshkarexhe ka rrëfyer momentin tronditës kur e gjeti anijen e tij të rrethuar nga emigrantët e përfunduar në ujërat e akullta të La Manshit pas përmbysjes së mjetit me të cilin po udhëtonin drejt Anglisë. Peshkatari, i identifikuar vetëm si Raymond në mediat britanike, tregoi se kishte numëruar deri në 45 persona prane varkes se tij në ujërat e ftohtë dhe të rrëmbyer. “Një djalë po varej tek litarët”, u shpreh Raymond në një intervistë për Sky Neës. “Në fillim mendova se ishte vetëm ai, dhe sapo mora pajisjet e peshkimit - gjë që zgjati rreth tre minuta - ndalova peshkarexhën dhe vrapova jashtë; aty pashë që ishin dhe pesë të tjerë që vareshin në njërën anë të varkës sime”, u shpreh ai, duke shtuar se personat qw shpwtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, dhe ata i thanë se i kishin paguar secili nga 5,000 £ për një kontrabandist në Francë për kalimin në Angli. Një operacion madhor shpëtimi u ndërmor fill pasi u mësua se anija e vogël me të cilën po udhëtonin emigrantët, kishte hasur në vështirësi në Kanalin e La Manshit, pranë Kentit. Katër person humbën jetën ndërsa 43 të tjerë u shpëtuan pasi drejt vendngjarjes nxituan si roget bregdetare të Mbrëtërisë së Bashkuar, ashtu edhe Marina Franceze, ndërsa ekipet e shpëtimit patën asistence edhe nga ajri. “Ishte si film i Luftës së Dytë Botërore, kudo në ujë kishte njerëz që bërtisnin”, tha kapiteni. Ministrja e brendshme britanike, Suella Braverman e përdori rastin si argument në mbështetje të luftës kundër emigracionit të paligjshëm. Pamjet: AFP

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23