Top Channel/ Si do të ndikojnë dy uraganet shkatërrimtare tek fushata presidenciale në SHBA
11/10/2024 22:31

Uraganët Helene dhe Milton ndërhynë në fushatën presidenciale të këtij viti si miq të paftuar dhe shkatërrimtarë. Uraganët e njëpasnjëshëm i kanë detyruar kandidatët, demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump të ndryshojnë kalendarin e fushatës dhe temat e saj. Të enjten të dy ata ia kushtuan një pjesë të mirë të ditës përgjigjeve për përpjekjet për rimëkëmbjen nga stuhitë. Ato u bënë shkas për pyetjet e amerikanëve se cili president do t'u përgjigjej më mirë fatkeqësive natyrore vdekjeprurëse, një çështje të cilës dikur nuk i kushtohej shumë vëmendje, por që gjithnjë e më shumë është bërë një pjesë e rutinës së punës së administratës. Dhe duke ndodhur vetëm disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, uraganët kanë sjellë pasoja tek planet e votimit në disa qarqe kyçe. Nënpresidentja Harris thotë Zëri i Amerikës në analizën e saj, po përpiqet ta përdorë këtë si një mundësi për të projektuar aftësitë e një udhëheqëseje, duke u paraqitur përkrah Presidentit Joe Biden për t’u informuar për gjendjen dhe duke bërë thirrje për bashkëpunim dypartiak. Ish-presidenti Trump po përpiqet të përdorë këtë moment për të akuzuar administratën për paaftësi, si edhe për të hedhur dyshime se ajo nuk po ndihmon zonat republikane, pavarësisht se nuk ka prova për një gjë të tillë. Trysnia rritet më tej nga nevoja për të siguruar më shumë fonde për Administratën e Biznesit të Vogël dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, gjë që do të kërkonte që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të bashkëpunojnë me administratën Demokrate. Presidenti Biden tha të enjten se ligjvënësit duhet të merren menjëherë me këtë çështje. Kandidatët Trump dhe Harris secili kanë vizituar Xhorxhian për të vlerësuar dëmet nga uragani dhe për të premtuar mbështetje, dhe zonja Harris ka vizituar Karolinën e Veriut, çka do të thotë që kandidatëve u është dashur të anulojnë aktivitete fushate diku tjetër në një moment kur koha është burim i çmuar në javët e fundit përpara zgjedhjeve. Si Xhorxhia, ashtu edhe Karolina e Veriut janë shtete vendimtare për zgjedhjet. Pasojat e uraganit janë të dukshme edhe në aktivitetet e tyre të fushatës. Kandidati republikan Donald Trump sulmoi kandidaten demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris dhe Presidentin Joe Biden lidhur me masat e rimëkëmbjes nga stuhia. "Qeveria federale ... nuk ka bërë atë që duhet të bënte, në veçanti në lidhje me Karolinën e Veriut," tha ai të enjten. Harris, e cila ka thënë se Trump po përhap gënjeshtra në lidhje me përgjigjen e qeverisë, iu kundërpërgjigj politizimit të kësaj çështjeje gjatë një bisede me votues organizuar nga televizioni Univision të enjten. “Për fat të keq kemi parë gjatë dy javëve të fundit, që me uraganin Helene dhe tani me pasojat e menjëhershme të Miltonit, që njerëzit po luajnë lojëra politike”, tha ajo pa përmendur emrin e ish-Presidentit Trump. Harris e ka vënë theksin edhe tek dezinformatat që po përhapin republikanët.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34