Kryeministri Edi Rama zgjodhi Shkodrën për të promovuar dhe inkurajuar qytetarët në përdorimin e mekanizmit të Bashkëqeverisjes tashmë që është miratuar edhe si ligj. Rama: Sot në cellular keni një sistem tjetër për shërbimet. Mos shkoni në sportele. Vitin e ardhshëm por shumë shpejt do ti mbyllim sportelet. Barra e zbatimit të këtij ligji tha kryeministri u shkon të gjithë ministrave dhe kryetarëve të bashkive.