Policia e Shtetit informon të gjithë qytetarët që për shkak të reshjeve të dëborës të rëna në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi. Sakaq janë ngritur pika kontrolli në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejohet asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore dhe zinxhirë.