Regjisori, aktori dhe skenaristi Leka Bungo u përcoll këtë të mërkurë në banesën e fundit. Artisti u nda nga jeta pasi humbi betejën me kancerin e mushkërive. Betejën me sëmundjen e vijoi deri në çastet e fundit. Nuk pranonte të dorëzohej, tregon vajza e tij. Nuk ndali së krijuari, duke lënë pas disa vepra që nuk mundi t’i vërë në skenë. Gjatë viteve të fundit, solli dhjetëra shfaqje e veçanërisht komedi, duke përcjellë mesazhe përmes satirës që godiste problemet e kohës.