Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”, ka mbyllur sytë për të mos u zgjuar më kurrë pas mesnate.