Top Channel/ Shuhet Fatos Nano! Ish-lideri historik i PS mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare
31/10/2025 21:12

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit. Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. Një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, Fatos Nano është “zhdukur” dhe “rikthyer” në shumë momente kyçe për vendin. I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet dhe kulmin e karrierës së tij përpara se të rrëzohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, nën varësinë e ish-gruas së diktatorit, Nexhimije Hoxha. Ai ishte pjesë aktive e zhvillimeve të vrullshme politike që ndodhën në Shqipëri si edhe në çdo vend tjetër të bllokut të Lindjes. E shpejtë ishte edhe ngritja e tij në detyrë. Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin. Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor. Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon. Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua në zyrën e Prokurorit,[21] dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg. Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin: në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike. Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normaltitet në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale. E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit. U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite. U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha. Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit. Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani. Jeta e tij familjare ka qenë e trazuar po aq sa ajo politike. Fillimisht konsumoi një martesë 25 vjeçare me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën. Në vitin 2002, pak muaj pas divorcit ai njoftoi martesën me Xhoanën. I konsideruar si figurë liberale brenda të majtës shqiptare ai e shndërroi PS-në nga një parti bolshevike në një formacion të së majtës progresive. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.

Top News- PD njofton datën e protestës kombëtare, Berisha: Tregu u dogj se do ngrihen kulla
10/01 17:01
Top News- Pushtet me forcë? Berisha flet pas Kryesisë: Njerëzit këtu i sjell revolta e brendshme
10/01 16:19
Top News- PD në krah të kryengritësve në Iran/ Berisha dënon vrasjen e protestuesve nga regjimi
10/01 13:33
Top Channel/ Peleshi s’tërhiqet për Ballukun, Shehaj-PD-së: Publikoni dosjen! Bardhi: Jo!
08/01 15:30
Top Channel/ Sali Berisha: Evakuohuni! Rama nuk shpall emergjencën
08/01 15:29
Top Channel/ Balluku mbledh me urgjencë Shtabin e Emergjencave Civile në Fier: Vjosa mbetet zona…
08/01 14:06
Top Channel/ Kapet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në MB, kapet edhe e dashura e Nikollit: Ne jemi…
07/01 23:15
Top News – Të premten Berisha ulet me opozitarët. PD kërkon bashkim, bojkoton Lëvizja Bashkë
07/01 18:43
Top News- Rama mbledh me urgjencë ministrat të premten, zbulohen detaje se çfarë do diskutohet
07/01 18:42
Top Channel/ “Shpallni emergjencën”! Berisha: Jemi në gjendje të fatkeqësisë, Rama bën sehir
07/01 15:20
Top Channel/ Rama nxjerr fotot nga përmbytja: Opozita aleancë me shiun!
07/01 15:19
Top Channel/ Përqafim e shtrëngim duarsh! Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee
06/01 19:59
Top Channel/ PD padi ndaj Peleshit: Pse nuk mbledh Këshillin e Mandateve për Ballukun?
06/01 15:23
Top Channel/ “Hiqni imunitetin Ballukut”, PD kërkon mbledhjen e Këshillit të mandateve në Kuvend
06/01 12:58
Top News- Demokratët nisin vitin me foltore/ Berisha krahason Ramën me Maduron: Do kesh fundin e tij
05/01 20:58
Top Channel/ Berisha: Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar
05/01 20:10
Top Channel/ Foltorja e Berishës bosh! Kreu i PD: Ky do jetë viti i opozités
05/01 19:51
Top Channel/ ‘Asnjë pushtet s’ka qenë më i keq se ky’, Boci: Korrupsioni nuk është rastësi, por…
05/01 18:50
Top Channel/ Protesta e “Shqipëria bëhet”, para kryeministrisë, Lapaj kërkon largimin e qeverisë
04/01 15:11
Top News – Spiropali krah Trump. ‘Mbështesim operacionin ndaj regjimit narko-terrorist’
03/01 19:00
DIGITALB DIGITALB