Të shtata vatrat e zjarrit që përfshinë zona të ndryshme të vendit një ditë më parë janë shuar nga ana e forcave zjarrfikëse, pavarësisht temperaturave të larta. Sipas ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi të gjitha vatrat janë nën kontroll dhe po monitorohen nga ana e autoriteteve. “Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.”, deklaroi në rrjetet sociale ministri I Mbrojtjes.