Janë shuar flakët në banesën e Nermin Stermasit, bashkëshortes së të ndjerit Selman Stërmasi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës teksa zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.