Çmimi i energjisë për familjet që konsumojnë deri në 800 kilovat orë në muaj nuk do të rritet. Por 4% e konsumatorëve të cilët e kalojnë 800 kilovat në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë. Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku ka bërë publike masat që po ndërmerret për të kursyer energji por pa cënuar konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.