Ketë dimër banorët e Bulqizës do ta kenë të vështirë për tu ngrohur, pasi çmimi i druve te zjarrit, ka pësuar rritje. Kështu nga 3200 lekë që blihej 1 metër kub vjet, këtë vit blihet me 4200 lekë. Banorët thonë se në këtë kohë krize e kanë shumë të vështirë, në mos të pamundur, për tu ngrohur. “Këtë vit do harxhojmë gaz, më mirë sesa dru zjarr”.