Konsumatori nuk është i qartë se përse sot po e blen bukën 20 lekë më shumë. Importuesit e grurit dhe të miellit thonë se në bursën ndërkombëtare cmimi i grurit u rrit me 120 dollarë, për këtë arsye 1 kg buk sot në Tiranë kushton 100-120 Lekë. Eksperti i Bujqësisë, Ndoc Fasllia e hedh poshtë argumetin e importuesve.