Qeveria ka shtuar me 7 miliardë lekë fondin për rindërtimin për vitin 2021 përmes ndryshimit të fundit të buxhetit me akt normativ. Vendimi që synon të përshpejtojë procesin është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe me këtë shtesë fondi total për rindërtimin në 2021 arrin në 35 miliardë lekë.