Të paguash me kartë, është kthyer tashmë në një trend gjithnjë e në rritje në Shqipëri. Për blerje në supermarket e dyqane ushqimore, farmaci, hotele e bare e restorante, individët po i përdorin më shumë paranë digjitale për të kryer pagesat e nevopjshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në terminalet POS kanë shënuar një rritje me 42% në gjysmën e parë të vitit duke arritur në 12.5 milionë pagesa me kartë. Ndërsa vlera arrin deri në 48.3 mld lekë Tendencën në rritje ekspertët e ekonomisë e lidhin edhe me zhvillimin e turizmit dhe pagesat nga të huajtë.