Transfertat përmes kanaleve elektronike po kryesojnë strukturën e pagesave bankare për këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 3.3 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar, 56% e tyre ose rreth 1.85 milionë veprime në total u kryen nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.