Mbi 2150 persona kanë hyrë në vend me tragete nga porti detar i Durrësit paraditen e kësaj të premteje. Ndonëse fluksi nuk ka nisur ende, numri i atyre që udhëtojnë me tragete ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit duke sjellë dhe shtim të masave të sigurisë dhe shërbimeve në terminalin e trageteve në port. Edhe në dalje ka një numër të shtuar udhëtarësh.