Qytetarët shqiptarë përfituan gjatë vitit 2022 numrin më të madh të lejeqëndrimeve, në dhjetë vitet e fundit, në vendet e Bashkimit Europian. Sipas raportit të Agencisë Europiane të Statistikave, EUROSTAT, publikuar të premten, 73858 lejeqëndrimi u dhanë për shqiptarët nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2022.